Keys Of triumph - online
Skip

Të Përgjithshme

Publikuesi:
UnniGames

Bazuar në Tiranë, Shqipëri

Publikimi:
• Beta: 1 Mars, 2019

• Publikim i plotë: 1 Shtator, 2019

Platformat:
• Browser
• Windows/Mac/Linux

• Android/ iOS

Website:
kot.unnigames.com

Shko në versionin Anglez

Përshkrimi

Keys Of Triumph është një botë virtuale 3D ku ju luani me mijra lojtarë të tjerë pa pasur nevojë të instaloni gjë, direkt nga browser-i juaj. Ju zgjidhni të bëheni pjesë e një prej shteteve, Arvidea, Aragos apo Danji, filloni lojën në moshën 18 vjecare dhe gradualisht plakeni.

Gjatë jetëgjatësisë tuaj, ju do ju duhet të zotëroni aftësi të ndryshme, të ndihmoni personazhet në lojë me misionet e tyre dhe të mbroni territoret e shtetit tuaj nga pushtimet apo të pushtoni territore të shteteve të tjera. Ju gjithashtu do të mund të krijoni grupimin tuaj brënda në lojë dhe të zgjidhni një mbret për shtetin tuaj ose të kandidoni si një I tille.

Ç’do gjë që ju bëni në lojë ndikon në krijimin e reputacionit tuaj. Në përfundim të jetës së karakterit, ju menjëherë do të keni mundësinë të zgjidhni pasardhësin/ pasardhësen duke trashëguar pasurinë dhe një pjesë të reputacionit.

Në qendër të Keys Of Triumph janë dhe gurët legjendar të cilët janë unik dhe secili jep aftësi të jashtëzakonshme dhe të vecanta për karakterin që e mbart. Nëse nuk doni të merrni pjesë në luftën ndërmjet shteteve dhe doni të luani i/e vetëm/e, ju mund të eksploroni fushat e shumta të nëndheshme ku do të gjeni përbindsha dhe armë legjendare.

Historia

Keys Of Triumph është loja debutuese e UnniGames. UnniGames u krijua në fillim të 2018 me qëllim krijimin e lojrave 3D të cilat japin eksperienca shumë cilësore në Browser. Keys of Triumph është titulli i tyre i parë dhe pritet të dalë në fazën Beta në Mars të 2019 dhe zyrtarisht për tregun e gjërë në Shtator 2019.

Vecoritë
• Jeto dhe vdis - krijo një mbiemër që të zgjasë në histori
• Zotëro qindra aftësi - Ndrysho karakterin tënd gjatë betejës
• Zgjidh mbretin tënd ose kandido për të drejtuar shtetin
• Luaj nga Browser-i pa pasur nevojë të shkarkosh gjë
• Kërko dhe dil në gjueti për 3 gurët legjendar të cilët japin aftësi të jashtëzakonshme
• Shëno pikë për shtetin tënd në një konflikt i cili nuk mbaron kurrë

Rreth UnniGames

UnniGames është një studio lojrash elektronike e bazuar në Tiranë, Shqipëri pjesë e UnniTech sh.p.k. Ne mendojmë se browser-i është platforma e së ardhmes për lojrat PC dhe Mobile dhe duam të jemi prezent në këtë të ardhme. Keys of Triumph është titulli jonë i parë por të tjerë do ta ndjekin.

Kontakt
Email:
info@unnitech.net
Facebook :
https://www.facebook.com/UnniGames